“Duhet të shkoj urgjent!”, takimi i Kurtit me Ramën në vilën qeveritare: Kryeministri la konferencën përgjysmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po zhvillon sot në Tiranë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.

Lajmin e bënë të ditur mediat kosovare, të cilat raportojnë se Kurti është shprehur se “kishte një takim urgjent me Ramën”.

Të lidhura

None found

Gjithsesi ende nuk dihen detaje shtesë rreth këtij takimi, i cili sibas burimeve në fjalë po zhvillohet në Vilën qeveritare 31.

Kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.