Ndeshja Bosnje – Rusi, legjendat e futbollit ukrainas letër kombëtares ballkanase: Është për të ardhur keq, anulojeni ndeshjen

Në një letër të hapur, legjendat e futbollit ukrainas i kërkuan ekipit kombëtar të Bosnje Hercegovines të anulojë ndeshjen kundër ekipit kombëtar të Rusise.

Letra e hapur është publikuar në faqen e internetit të Federatës së Futbollit dhe është nënshkruar nga Andrij Shevchenko, Ihor Belanov dhe Anatoly Demyanenko, ndër të tjerë.

Letra:

– Te dashur kolege! Miqtë!

Ndeshja ndërmjet Kombëtares së Ukrainës dhe Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila u zhvillua në vendin tuaj më 16 nëntor 2021, është për ne një kujtim nga një jetë e qetë. Në fund të fundit, kjo ndeshje ishte e fundit për ekipin tonë para pushtimit rus në territorin e vendit tonë, i cili filloi më 24 shkurt të këtij viti.

Për më shumë se gjashtë muaj, ekipet ukrainase, përfshirë kombëtaren e Ukrainës, nuk patën mundësinë të luanin asnjë ndeshje të vetme ndërkombëtare në vendin e tyre. Dhe e gjithë kjo është për shkak të agresionit të Rusisë.

Miliona qytetarë tanë u detyruan të largoheshin nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë. Ne i jemi mirënjohës Bosnjë-Hercegovinës që u bë një shtëpi për disa prej tyre.

Dhjetëra mijëra nga ata që qëndruan ose nuk arritën të largoheshin u vranë dhe u plagosën. Mijëra njerëz u torturuan në territorin e Ukrainës të pushtuar nga Rusia. Tani rrethet e qytetit janë nën bombardime të vazhdueshme nga ushtria ruse. I gjithë territori i vendit tonë është nën gjuajtjen e vazhdueshme të raketave nga rusët, civilë dhe fëmijë vdesin çdo ditë, dhe beteja të ashpra zhvillohen në front.

Ne po luftojmë një ushtri të madhe që dëshiron të shkatërrojë vendin tonë. Dhe ajo që është e rëndësishme, ne nuk po luftojmë vetëm për Ukrainën. Ne po luftojmë për të ardhmen e gjithë botës demokratike, të qytetëruar, së cilës i përket Bosnja dhe Hercegovina.

Kjo është arsyeja pse ne u befasuam në mënyrë të pakëndshme dhe u pikëlluam shumë nga lajmi se pas ngjarjeve të tilla tragjike që tashmë kanë ndodhur dhe po vazhdojnë në Ukrainë, ekipi juaj pranoi të luante një ndeshje miqësore me kombëtaren ruse – kombëtaren e vendit agresor.

Mendojmë se vendimi i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës për të luajtur një ndeshje me përzgjedhjen e vendit agresor është për të ardhur keq, por një gabim që ende mund të korrigjohet.

Ju ftojmë të refuzoni pjesëmarrjen në ndeshjen e futbollit me kombëtaren ruse! Refuzoni për hir të ndalimit të agresionit ushtarak kundër Ukrainës dhe për hir të së ardhmes së Evropës demokratike!

Me respekt,

Oleg Blokhin, fituesi i Topit të Artë – 1975,

Ihor Belanov, fitues i Topit të Artë – 1986,

Andrij Ševčenko, fitues i Topit të Artë – 2004,

Anatoli Demyanenko, pjesëmarrës i Kampionatit Botëror në 1982, 1986, 1990,

Oleksiy Mihajlichenko, kampion olimpik në futboll në vitin 1988,

Oleg Protasov, fitues i këpucës së argjendtë në 1986.