Propozim romantik për martesë, vajza e Remzie Osmanit surprizohet për ditëlindje (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme vajza e këngëtares së njohur, Remzie Osmani, Riola ka festuar ditëlindjen.

Remzia i dedikoi asaj fjalët më të ëmbla, megjithatë surprizën më të madhe Riola e mori gjatë mbrëmjes.

Partneri i saj prej vitesh kishte menduar të organizonte një mbrëmje romantike nën perëndimin e diellit, aty ku Riola mori propozimin për martesë.

Pamjet emocionuese i kanë ndarë vetë dyshja në rrjete sociale. Për t’u ndalur pak tek partneri i Riolës, ai quhet Besi dhe me profesion është arkitekt.


Shtuar 7.09.2020 10:27