E njohët? Prej kohësh kryefjalë e mediave, moderatorja shqiptare kujton veten në ditën e parë të shkollës (FOTO LAJM)

Sot ka nisur viti shkollor 2022-2023. Rrjetet sociale janë mbushur me postime të fëmijëve dhe urime për nxënësit.
Këto postime kanë bërë nostalgjike Einxhel Shkirën. Moderatorja ka kujtuar veten në klasën e parë më një foto mjaft të veçantë.

“Fotot e fëmijëve të veshur aq bukur për ditën e parë më bënë t’i rikthehem këtij shkrimi të para shumë vitesh që ende vlen për mua…

Të lidhura

None found

Suksese kalamaja. Por mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike”, ka shkruar ajo krah fotos.

Kujtojmë se prej gati një viti, Einxhel zë titujt e parë në lajmet e rozë që prej pjesmarrjes së saj në “Big Brother”, lidhjes me Dj Dagz dhe së fundmi lajmit të shtatëzënisë dhe pritjes së një djali./albeu.com/