Nuk përjashtohet mundësia që Romelu Lukaku të figurojë në listën e skuadrës së Simone Inzaghit kundër Udineses, të planifikuar për të dielën në orën 12:30.
Mundësitë, sipas “Gazzetta dello Sport”, nuk janë shumë, por ekzistojnë. Për më tepër, belgu dëshiron të provojë në çdo mënyrë që të jetë në dispozicion. Stafi mjekësor i klubit të Milanos mbajti dje kontakte me fizioterapistin që ndoqi sulmuesin në javën e fundit të rikuperimit në shtëpi, për të menduar për zgjedhjen e radhës, mes nevojave të trajnerit dhe ngutjes së lojtarit.
Zikaltërit duhet të jenë të kujdesshëm pasi nuk mund të rrezikojnë një dëmtim më serioz nëse Lukaku nuk është gati./ h.ll/albeu.com