Flini gjumë jo të qetë, “vidhni” batanijen dhe e shtyni partnerin? Sigurisht bëni pjesë në 2 për qind të popullatës me sëmundje të rrallë.
Shpesh partneri në mëngjes ju pret i hidhëruar, sepse gjithë natën e keni penguar të flejë gjumë dhe e keni shtyrë nga krevati?
Nëse përgjigjja është ‘po’, është e mundshme që vuani nga gjendja e rrallë mjekësore e quajtur çrregullimi REM i gjumit.
Fjala është për personat të cilët bëhen agresivë dhe të shqetësuar në gjumë dhe godasin, bërtasin dhe shtyjnë çdo gjë që kanë rreth vetes.
Vetëm një deri në dy për qind e popullatës e ka këtë diagnozë.