Zelensky feston: Ushtria ruse bëri zgjedhjen e duhur, ktheu kurrizin dhe iku

Ushtria ukrainase ka rimarrë “2000 kilometra territor” gjatë shtatorit, njoftoi sonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , duke theksuar se ushtria ruse “bëri zgjedhjen e duhur” për t’u larguar nga kundërofensiva e Ukrainës në pjesën verilindore dhe jugore të vendit.

“Për momentin, që nga fillimi i shtatorit, rreth 2000 kilometra tokë janë çliruar ”, tha Volodymyr Zelensky. “Ditët e fundit, ushtria ruse na ka treguar gjënë më të mirë që ka: kurrizin e saj. Në fund të fundit, zgjedhja e duhur për ta është ikja”.

Më herët u bë e ditur se forcat ukrainase rifituan kontrollin e plotë të qytetit të Balaklia, njoftoi zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hana Maliar, disa orë pasi Rusia njoftoi tërheqjen e forcave të saj.

Në të njëjtën kohë, kreu i administratës së zonave të pushtuara nga Rusia të rajonit të Kharkiv, i cili është emëruar nga autoritetet pushtuese, këshilloi sot të gjithë banorët të shpërngulen në territorin rus, në rajonin e Belgorodit, “për të shpëtuar jetë”. ., njoftoi agjencia TASS.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se kishte urdhëruar forcat ruse të tërhiqen nga zona përreth qytetit të Izium, në provincën Kharkiv, për të forcuar operacionet ushtarake diku tjetër në Donetsk fqinj./albeu.com


Shtuar 10.09.2022 22:10