Çfarë po ndodh në kufij? Rama ngre alarmin: Po sulmohemi nga Irani!

Shqipëria është goditur nga një tjetër sulm kibernetik nga Irani.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Sipas Ramës sulmi është shënuar në sistemin TIMS, ndërkohë që po punohet për të përmirësuar sistemet digjitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Irani edhe më herët ka kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë, veprim për të cilin u dënua edhe nga vendet mike të Shqipërisë.

Kujtojmë se provokimet nga Irani ndodhin pasi në shqipëri ndodhet një pjesë e madhe e opozitarëve iranianë, të strehuar në Manëz./albeu.com/


Shtuar 10.09.2022 11:08