Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Edhe Policia ka zbuluar detaje të reja nga ky aksident.
Tiranë / Informacion paraprak
Sot , më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe , e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.