Theu masën e arrestit të shtëpisë, ndalohet punonjësi i policisë Enea Qose. Në Maj të këtij viti polici u arrestua pasi shpërdoroi detyrën duke marrë rryshfet nga një shtetas kosovar.
Ndërkohë që nga gjykata u vendos që Qose të vuante dënimin në “arrest shtëpie”. Policia në bashkëpunim me AMP, kanë bërë të mundur nëpërmjet informacioneve, ta kapin këtë shtetas në një lokal në lagjen 4 të Korccës. Pritet njoftimi zyrtar nga AMP për rastin.