ZYRTARE/ Allan nënshkruan me Everton

Mesfushori brazilian, Allan, ka kompletuar transferimin tek Everton në Premierligë, nga skuadra e Napolit.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Everton, me Allan që ribashkohet me trajnerin Carlo Ancelotti.

“Everton ka kompletuar transferimin e reprezentuesit të Brazilit, Allan, me mesfushorin që ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, deri në fund të qershorit 2023”, thuhet në njoftim.

Allan i bashkohet Evertonit për një tarifë të pazbuluar, pas pesë viteve të kaluara te Napoli.

Ai gjithashtu ka nëntë paraqitje për Kombëtaren e Brazilit, ndërsa ka fituar Copa America vitin e kaluar.


Shtuar 5.09.2020 09:24