Lis Truss bisedë telefonike me kancelarin gjerman, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss , ka diskutuar për krizën energjetike në Evropë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike, njofton Doëning Street.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së energjisë. Kryeministrja nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe lirisë në Evropë, si dhe mbrojtjen e vendeve të bëra të cenueshme nga shantazhi ekonomik i Rusisë ”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik.

Liz Truss i tha gjithashtu Olaf Scholz se ajo dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy vendeve dhe të gjejë një zgjidhje për çështjet që lidhen me rregullat e diskutueshme që rregullojnë tregtinë me Irlandën e Veriut në epokën pas Brexit, shtoi zëdhënësja.

 


Shtuar 7.09.2022 22:33