Pritja e veçantë nga kryeministri, trajneri Stërmarsi: Gega e meritoi, para Markut e meritojnë të tjerë

Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stermasi, duke folur në emisionin “Log.” në Abc, të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar dy pritjet që iu bënë sportistëve tanë, Luiza Gegës e cila u shpall kampione Europë ne garën 3 mijë metra, dhe boksierit Florian Marku, i cili fitoi përballë kundërshtarit meksikan në “Air Albania”.

Stërmasi tha se pritja që iu bë gegës ishte mëse e merituar pasi ajo bëri krenar gjithë shqiptarët dhe se ngriti lart flamurin kombëtar.

Sa i përket Marku, ai u shpreh se para tij e meritojnë boksierë të tjerë, të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë në lojërat olimpike, duke përmendur Alban Beqirin, i cili zuri vendin e tretë në lojërat Olimpike.

“Florian Marku është një boksier që ka shumë ndjekës. Nëse e marrim nga kjo pjesë atëherë jam dakord për pritjen që i bëri kryeministri. Por nëse e marrin në aspektin sportiv, atëherë ne kemi Alban Beqirin në mos gaboj doli i treti në botë dhe nuk u prit nga kryeministri. Pra janë disa federata që organizojnë lojërat olimpike ku garojnë shtete, kemi pastaj edhe shoqatat që japin çmime. Pra për këtë e kisha fjalën. Këtu e kam fjalën që Marku ka shumë ndjekës dhe për këtë e vlerësoj, por Shqipëria ka shumë boksierë më të mirë”, tha Stërmasi.


Shtuar 6.09.2022 23:34