Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në Vlorë.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.
Ndërkohë kanë dalë pamjet nga aksioni i forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në autostraden “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/