Përplasi motorin me shtyllën, vdes 32 vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditën e sotme në Shkodër.

Një aksident është regjistruar në Oblik teksa qytetari ka humbur kontrollin e motorit të cilin drejtonte, duke u përplasur me një shtyllë.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar menjëherë vdekjen.

Viktima është një 32-vjeçar.


Shtuar 3.09.2020 08:55