Pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse femrat mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij veprimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë.
Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirus (HPV). Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake.
Studimi, i publikuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive (Journal of Infectious Diseases) zbuloi se rreziku i infektimit me HPV ishte 26% më i lartë te femrat që përdornin shampo e larës.
Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se larja e vaginës rrit gjithashtu me 40% rrezikun për të prekur nga kanceri i qafës së mitrës që shkaktohet nga HPV. E gjitha kjo ndodh sepse përbërësit e larësit prishin ekuilibrat midis baktereve duke e bërë vaginën më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve.