Tian ka festuar ditëlindjen dhe mami Tuna i ka bërë një super urim. Ajo ndau disa foto nga momenti i festës së katër vjetorit të djalit të saj.
“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi… pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta, më të sinqerta të marra ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, ka shkruar Tuna.
Ajo që ra në sy gjatë festës ishte mungesa e Patrisit. Ai i ka bërë të birit një urim në rrjete sociale dhe me sa kuptojmë marrëdhëniet mes tij dhe Tunës mbeten të acaruara saqë ka vendosur të mos festojnë së bashku as për hir të djalit.