Pas lajmit të mirë vjen i keqi për Realin, Varane mungon ndaj Chelsea

Raphael Varane do të humb sfidën ndaj Chelseat shkaku i lëndimit.

 

Raphael Varane nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Sipas “El Chiringuito”, mbrojtësi francez ka lënduar kofshën dhe do të mungojë 10 ditë.

Kjo do të thotë që Varane nuk do të jetë i gatshëm për duelin e së mërkurës ndaj Chelseat.

Lajm i mirë për Zidane është se Mendy dhe Ramos janë stërvitur, dhe sipas të gjitha gjasave, Ramos do të zë vendin e Varanes në qendër të mbrojtjes në partneritet me Eder Militaon.


Shtuar 3.05.2021 13:21