Caktohen stadiumet dhe oraret e ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Europa League

UEFA ka përcaktuar së fundmi edhe axhendën e plotë për të gjitha ekipet shqiptare që do të luajnë në turin e dytë të Ligës së Europës.

Vlen të theksohet fakti se skuadra e Laçit ndaj izraelitëve të Hapel Ber Sheva do të luajë në “Elbasan Arena” dhe jo në stadiumin e vet, për shkak se stadiumi i Laçit, në kushtet e pandemisë, nuk i ka plotësuar kriteret e vendosura nga UEFA.

Ndeshjet e skuadrave shqiptare:

Turi i dytë 17 shtator

KUKËSI-Wolfsburg ora 20:00 “Air Albania”

LAÇI-Hapoel Ber Sheva ora 19:00 “Elbasan Arena”

TEUTA-Granada ora 16:00 “Niko Dovana”

Sileks-DRITA ora 20:00

Botoshani-SHKËNDIJA ora 17:45

RENOVA-Hajduk Split ora 15:30


Shtuar 1.09.2020 19:41