Prej muajsh tashmë e ardhmja e Cristiano Ronaldos është pezull, me portugezin që kërkoi largimin nga “Old Trafford’ pasi kërkonte të luante në Champions League, kometicion që nuk u arrit nga Manchester United.
U përfol gjatë e gjerë për klubet ku mund të provohej transferimi i CR7-tës por përfundimi ishte refuzimi, teksa asnjë ekip nuk merrte dot përsipër të paguanin për ish-lojtarin e Real Madrid.
Deklarata e kundërdeklarata, por përsëri asgjë dhe tashmë duket se gjithçka ka marrë fund, vetëm 1 ditë para mbylljes zyrtare të merkatos.
CR7 do të qëndrojë në “Old Trafford” dhe do të tentojë të fitojë një fanellë titullari dhe të bind trajneri Erik Ten Hag se është i duhuri për të udhëhequr sulmin e “djajve”.
Qëndrimin e Ronaldos e ka konfirmuar vetë trajneri tashmë në një konferencën për mediat, teksa është shprehur se skuadrës i duhen lojtarë me kualitet.
“Është e qartë na duhen lojtarë me kualitet, sepse kemi shumë ndeshje. Na duhen shumë lojtarë, pasi kemi shumë ndeshje”, ka theksuar Ten Hag./ h.ll/albeu.com
? Erik Ten Hag has confirmed that Cristiano Ronaldo will STAY at Manchester United.
(Source: press conference) pic.twitter.com/n88vjR5VV4
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 31, 2022