U vetëplagos me armë zjarri, arrestohen tre persona

Foto ilustruese

Ditën e djeshme në Tiranë një 55-vjeçar u vetëplagos me armë zjarri.

H. Xh., 66 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij policia ka gjetur armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën ai e mbante pa leje.

Po ashtu, në pranga ranë edhe N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, pasi nuk kanë kallëzuar krimin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit H. Xh., 66 vjeç, N. Xh., 26 vjeç, dhe F. Xh., 53 vjeçe, të tre banues në Tiranë. Shtetasi H. Xh., ditën e djeshme, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Gjatë kontrollit në banesën e 66-vjeçarit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur për ngjarjen, të cilën shtetasi H. Xh. e mbante pa leje, ndërsa shtetasit N. Xh. dhe F. Xh., nuk kanë kallëzuar krimin./albeu.com


Shtuar 28.08.2022 10:34