Furgoni përplaset me një kafene, 6 të plagosur

Një furgon është përplasur me një kafene në qendër të Brukselit, duke plagosur gjashtë persona, shkruan Reuters.

Drejtuesi i furgonit ka dalë nga automjeti pas ngjarjes pak para orës 13:00 dhe është ende në kërkim.

Nuk është bërë e qartë nëse ishte një aksident apo një sulm, megjithëse dëshmitarët thanë për mediat belge se furgoni hyri nga Rue Saint-Michel, që të çon në një zonë të frekuentuar tregtare./albeu.com


Shtuar 26.08.2022 16:00

Tags: