Kanë ardhur lajme të mira nga situata me COVID-19 në vend.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 119 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 119 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.
Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë.