Një vajzë e re është shfaqur nga pamjet filmike të një hoteli në Durrës së bashku me të shumëkërkuarin e drejtësisë, Ervis Martinaj.
Kjo e fundit ka përfunduar në komisariat ku është marrë edhe në pyetje.
EuroNews shkruan se Prokuroria ka administruar edhe dëshminë e një vajze e cila shfaqet në pamjet filmike të sekuestruara e nën shoqërinë e Martinajt dhe agjentit Jeton Lami.
Ende nuk dihet dëshmia e saj përpara grupit hetimor.
Vajza është shfaqur në dy filmimet e vetme që ka administruar prokuroria, pamje që tregojnë për herë të fundit të gjallë Martinajn.
Ajo bashkë me biznesmenin e efektivin Jeton Lami kanë shkuar në një hotel në Durrës, rreth orës 21:15 të datës 5 gusht me një mjet të llojit “Audi A8”. Martinaj e vajza kanë zbritur e janë futur në hotel, ndërsa Lami është larguar për tu kthyer e për t’i marrë të nesërmen në mëngjes, me një tjetër makinë.
Martinaj, vajza, Lami e një tjetër person që ndodhej me këtë të fundit janë larguar nga hoteli mëngjesin e 6 gushtit.