Charles Villiers, një kushëri i largët i Dukeshës së Cornwall- it, i cili u përfshi në një nga betejat më të gjata të divorcit në Britani, dyshohet se ka vrarë vetën në një dhomë hoteli në Londër.
Ai dhe gruaje e tij Emma Villiers ishin në titujt kryesor të gazetave dhe mediave rozë në Britani dhe jo vetëm. Çifti u nda në vitin 2012 dhe paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2014, duke e bërë konfliktin e tyre të ashpër martesor një nga më të gjatët në histori, pasi dhe në kohën e vdekjes së tij ishte ende i pazgjidhur.
Beteja gjyqësore u përhap në pesë gjykata të ndryshme dhe 20 gjyqtarë gjatë tetë viteve dhe në një moment përfshiu një hetim policor mbi akuzat për bigami kundër zonjës Villiers pretendime të cilat më vonë u hodhën poshtë nga detektivët.
Sipas Times , 59-vjeçari u gjet i vdekur nga një punonjëse në hotelin Durrants në Marylebone të Londrës javën e kaluar. Gjithashtu pretendohej se ai ishte shpallur i falimentuar së fundmi.