Ky përvjetor përkon me gjashtëmujorin e nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Në këtë organizim të Ambasadës së Ukrainës dhe shoqatës së ukrainasve “Lesja Ukraina”, që u mbajt në sheshin e Shkupit, morën pjesë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës.
Sekretari i parë i Ambasadës ukrainase në Shkup, Ruman Burga, tha se lufta që nisi Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka, si për shtetin e tij, por edhe për shtetet evropiane dhe SHBA-në.
“Ukrainasit dëshmuan se nuk mund të mposhten. I falënderojmë të gjithë që dëshmuan forcën në këtë kohë, të gjithë ata që luftuan dhe luftojnë për Ukrainën dhe të gjithë ata që ndihmojnë ushtarët tanë. Një falënderim i madh shkon për të gjithë miqtë tanë në gjithë botën për ndihmën dhe mbështetjen që dhanë për Ukrainën”, tha ai.
Oleksandar Urbanoviq nga shoqata e ukrainasve “Lesja Ukraina”, falënderoi Maqedoninë e Veriut për ndihëm e dhënë Ukrainës.
Ai tha se Maqedonia është “një shtet i vogël, por me zemër luan”.
“Ju i dhatë Ukrainës më shumë seç mundeshit. Asnjëherë nuk do ta harrojmë këtë”, tha ai.
Maqedonia e Veriut i është bashkuar BE-së, SHBA-së dhe shteteve të tjera në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Shkupi, që është anëtar i NATO-s, po ashtu i ka dhuruar edhe tanke dhe është zotuar se do të vazhdojë mbështetjen me pajisje ushtarake për forcat e Kievit./rel