Shpërthejnë protestat masive në Londër: COVID-19 është mashtrim! (FOTO LAJM)

Në Londër kanë shpërthyer protestat masive ndaj masave drastike të qeverisë lidhur me COVID-19.

Shumë qytetarë të revoltuar, të cilët mendojnë se koronavirusi është thjesht një mashtrim, kanë dalë të protestojnë duke shkelur rregullat e distancimit.

Qytetarët janë mbledhur në sheshin Trafalgar të Londrës, për të protestuar kundër kufizimeve, si dhe kundër vendosjes së maskave.

Tubimi i quajtur “Bashkohu për Lirinë” nisi mesditën e sotme, ku njerëzit bëjnë thirrje që qeveria t’u jap fund atyre që ata i cilësojnë si veçse gënjeshtra.

Po ashtu, ata kërkojnë që qeveria t’u jap lirinë që ju takon dhe të mos mashtrojnë më njerëzit me pretendimin se do të ketë një vaksinë kundër koronavirusit.

Protestuesit janë shprehur për mediat britanike, se kanë dalë me pankarta në rrugë, pasi janë kundër vendosjes së maskës, duke qenë se sipas tyre, ato zvogëlojnë imunitetin.


Shtuar 29.08.2020 15:19