“Më kanë rrahur me rrip aq sa…”, u rrëmbye nga një çift nëntë vjet më parë, rrëfehet vajza dhe tregon tmerrin

Shtetasja Poja Gaud nga Mumbai ka ripërqafuar familjen e tij pas nëntë vitesh në rrëmbim.

Vajza ishte zhdukur nga Mumbai më 22 janar 2013, atëherë vetëm shtatë vjeç.

Gjithçka nisi kur një çift (Harry D’Souza dhe gruaja e tij Soni, sipas raporteve nga BBC) iu afruan asaj në shkollë me justifikimin për t’i ofruar një akullore. Vajza, tani gjashtëmbëdhjetë vjeç, nuk hoqi dorë kurrë nga kërkimi. Ajo gjeti një video në YouTube të rrëmbimit të saj dhe arriti të gjente një numër për të kërkuar ndihmë.

“Më kanë rrahur me rrip, më kanë goditur me grushte. Një herë më kanë rrahur me okllaj aq fort sa nga shpina më ka rrjedhur gjak. Jam detyruar të punoj 12-24 orë, larg shtëpisë”, tha e arratisura e rrethuar nga familja e saj e vërtetë, raporton TGCOM24.

Historia

Shumë vite pas rrëmbimit, një ditë ajo pati guximin të hynte fshehurazi në telefonin e rrëmbyesve duke kërkuar emrin e saj në YouTube. Dhjetëra apele me foton e saj u shfaqën në ekran, duke përfshirë disa numra telefoni për t’u kontaktuar. Por ajo ishte gjithmonë nën vëzhgimin e çiftit që e ksihte rrëmbyer dhe për Pooja-n ishte e vështirë të gjente një rrugëdalje. Megjithatë, shtatë muaj më vonë, ajo arriti të fliste për këtë me Pramila Devendra, një kolege e saj 35-vjeçare nga shtëpia ku adoleshentja punonte si kujdestare. Gruaja e kishte vënë në kontakt me nënën e saj, e cila e kishte njohur menjëherë.

Reagimi i familjes

Çifti është denoncuar në polici. Vajza më në fund arriti të përqafonte familjen e saj, përveç babait, i cili kishte vdekur nga kanceri në të njëjtin vit. Situata që gjeti në shtëpinë e saj nuk ishte aspak e mirë. “Gjendja jonë është e tillë që nëse më mungon një ditë pune, të nesërmen nuk kemi para për të ngrënë”, ka pranuar nëna e vajzës, e cila thuajse kishte hequr dorë dhe kishte humbur shpresat në gjetjen e vajzës së saj të gjallë./albeu.com/