Kishim shumë dyshime mbi lidhjen e tyre por tashmë duket qartë se Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert.
Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit ‘El Gordo y la Flaca’ (Univisión), ku disa orë më parë u konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.
Çifti injoroi kamerat televizive dhe i transmetonin shumë dashuri njëri-tjetrit, teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve. Pranë tyre është fiksuar edhe babai i Gerard Pique. Kuptohet, pamjet u bënë virale. Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Piques.