Foto ilustruese
Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në Orikum ku një shtetasi me iniciale A.M ka përplasur me makinë një fëmijë 8 vjeç.
I mituri ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjeksësor.
Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë shoferin.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Orikum, duke drejtuar automjetin, aksidentoi një fëmijë 8 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjeksësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com