Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli ku një djalë i ri është gjetur i ngrirë në një parking makinash pasi i ati e kishte larguar nga shtëpia pasi konsumonte kanabis.
Sipas Dailymail, 19-vjeçari Lyndon Turner, kishte dalë nga shtëpia, pas një sherri që kishte bërë me të atin Graham për përdorimin e kanabisit.
Mjekja ligjore Karen Henderson tha në gjykatë se Lyndon kishte vdekur nga hipotermia dhe raporti i toksikologjisë tregonte se ai ishte përdorues i rregullt i kanabis.
Në fund të hetimeve, mjekja regjistroi zyrtarisht rastin e Lyndon si fatkeqësi, dhe vdekje natyrore, pa bërë fajtor të atin.