Milani gjen akord me Tonalin dhe përfiton nga përgjumja e Interit

Milani shtyn fort Sandro Tonali dhe dëshiron të provojë të mposht Interin në derbin e merkatos për talentin e Brescia.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, pas takimit që u zhvillua javën e kaluar mes drejtuesve të Milanit dhe presidentit Cellino, kontaktet kanë vazhduar edhe në orët e fundit.

Klubi kuqezi ka përmirësuar edhe më tej ofertën për Brescia, falë edhe pranimit të marrë nga mesfushori i datëlindjes 2000. Milani është klubi që në këto orë po bën presion, nisur nga fakti që Interi është në një fazë të pritjes pas marrëveshjes së arritur me lojtarin në prill.

Kjo nuk do të thotë që zikaltërit nuk duan ta marrin Tonalin, por që sot ata me siguri kanë përparësi të tjera dhe Milani po përpiqet të përfitojë prej tyre.


Shtuar 27.08.2020 21:49