Sapo Ancelotti konfirmoi për mediat se Casemiro do të largohet nga Real Madridi, dritat e alarmit u ndezën në merkato.
Menjëherë dolën në skenë emrat që mund të zëvendësonin brazilianin te Reali, nga Ruiz i Napolit, Hojbjerg i Tottenham apo edhe Guimares i Neëcastle.
Pas AS, konfirmon se vendimi i klubit është i prërë, nuk do të ketë asnjë nënshkrim në vend të Casemiros.
Kjo nuk do të thotë se venimi është përfundimtar për të gjithë sezonin. Ideja strategjike është që skuadra të qëndrojë e tillë deri në Janar, ku në atë pozicion do të provohen Camavinga, Tchouameni apo edhe Koroos dhe nëse rezultatet dhe performanca e tyre nuk e bindin Ancelottin do të ndërhyhej pikërisht në dimër./albeu.com