Kamerat në hyrje të autostradës Fier-Vlorë kanë fiksuar makinën e personave që vranë me breshëri kallasnikovi Shpati Lenën e Hakim Xhezon.
Në pamjet filmike duket mjeti i llojit “BMW” që rezulton i vjedhur në Durrës në qershor të këtij viti. Mjeti ka xhama të zinj gjë që nuk lejon që të duken fytyrat e tre atentatorëve.
Pas krimit, ekzekutorët janë larguar drejt Fierit dhe më pas kanë shkuar në rrugën nacionale Levan-Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur.
Deri më tani në polici kanë përfunduar 15 persona që janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ata janë kryesisht persona me precedent penalë që dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në ngjarje ose të kenë pasur dijeni.