Cilat janë arsyet më të zakonshme që njerëzit përdorin rrjetet sociale?

Pavarësisht se ka vetëm disa vite diferencë mes tyre, personat e grupmoshës 16 deri në 24 vjeç kanë motive paksa të ndryshme për përdorimin e rrjeteve sociale nga ata më të moshuarit.

Sipas hulumtimit të kryer nga Deloitte, “prirja për të përdorur rrjetet sociale tek të rinjtë ndikohet nga të huajt apo organizatat tregtare në një faqe të caktuar”, shkruan “Independent”.

Kjo është edhe arsyeja pse të rinjtë po i drejtohen gjithnjë e më shumë komuniteteve si TikTok, ku ata janë “të lidhur më fort”.

Nga ana tjetër, statistikat janë të tilla, 65 për qind e të rinjve 16-24 vjeç thanë se përdorin rrjetet sociale për të parë se çfarë bëjnë miqtë e tyre. Kjo është arsyeja më e zakonshme e përdorimit në grupin e moshuar, nga 25 deri në 34 vjeç, megjithëse përqindja është pak më e ulët, 52 për qind.

Rreth 53 për qind e grupit më të ri deklarojnë më pas se përdorin rrjetet sociale për të dërguar mesazhe private te miqtë, dhe 42 për qind e atyre nga grupi më i vjetër bëjnë të njëjtën gjë. Vetëm 29 për qind e të rinjve pohojnë se përdorin rrjetet sociale për të kontaktuar me të afërmit, ndërsa kjo shifër është pak më e lartë për të moshuarit – 39 për qind.

Një sasi e barabartë e të rinjve dhe të moshuarve, 20 për qind, thanë se përdorin rrjetet sociale për të postuar foto dhe video, dhe 19 për qind e të rinjve janë të interesuar se çfarë video dhe foto postojnë miqtë e tyre. Për këtë janë të interesuar edhe 16 për qind e atyre të grupmoshës më të madhe, raporton “Inedex black”. /albeu.com/