Manchester City vë të dyja duart te titulli kampion dhe për të ngritur lart trofeun, mund të mos ketë më nevojë për pikë të tjera, nëse rivali i qytetit, Manchester United nuk fiton nesër ndaj Liverpool.
“Citizens” ia dolën të marrin një tjetër fitore, këtë herë 0-2 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, duke u ngjitur në kuotën e 80 pikëve, teksa i kanë mbetur ende edhe 4 ndeshje për të luajtur.
Pas një pjese të parë në baraspeshë, Manchester City shënoi dy gola të shpejtë me Agueron e Ferran Torres në minutat 57′ dhe 59′, duke vulosur suksesin, ndërsa tani mund të përqendrohen plotësisht te gara në Ligën e Kampionëve, ku po luajnë gjysmëfinalet me Paris Saint Germain.