Deklarata e Begaj për Ballkanin e Hapur, Meta hesht, bën me duar shqiponjën: Unë e përfundova mandatin tim

Gjatë një konference me mediat kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në lidhje me vizitën në Kosovë nga ana e presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Meta nuk ka zgjedhur të komentojë këtë fakt duke thënë se mandatin e tij e ka mbaruar dhe se ka nisur një rrugëtim të ri duke bërë kështu edhe me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ilir Meta: Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin tonë më të dashur, shqiponjën tonë këtu. Në datën 25 kemi nisur një rrugëtim të ri me këtë shqiponjë dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, kjo betejë do t’i interesojë shumë edhe forcimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nuk ka as një muaj që jam shkëputur nga Presidenca dhe nuk më duket etike që të komentoj lëvizjet e tij. Ai është i pavarur në atë që bën. Lidhur me nismën e Vuçiçit që ka ndërruar tre emra deri tani, ju e dini që unë kam mbajtur një qëndrim më të ngurtë për shkak të pozitave që kam pasur. Por ju e dini çfarë mendon Presidenti i Malit të Zi për këtë gjë, për nismën e fëinjit grabitqar. Duhen forcuar marrëdhëniet edhe me Serbinë, por jo mbi baza vasaliteti. Serbia nuk njeh akoma patentat dhe diplomat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë apo këtu, të njerëzve që duan të kthehen sërish tek vendi i tyre për tu angazhuar. Ky ishte qëndrimi ynë./albeu.com


Shtuar 17.08.2022 12:32