Kishin fshehur “të bardhën” brenda në makinë, në pranga 2 shqiptarë në Itali

Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë mbrëmjen e së hënës, të cilët kishin fshehur në makinë 29 doza kokainë dhe 560 euro cash.

Të rinjtë shqiptarë, 32 dhe 33 vjeç dolën para Gjykatës dhe u dënuan me 3 vite burg secili.

Dy shqiptarët u ndaluan nga karabinierët e stacionit Chiaravalle gjatë një shërbimi patrullimi. Pasi u kontrollua makina u gjetën 26 gram kokainë e ndarë në 29 doza. Kokaina ishte fshehur në tapetin e makinës. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 560 eurosh cash, shkruajnë mediet italiane.

Droga ishte e destinuar për në sheshin Chiaravallese në veçanti, por jo vetëm./albeu.com