Roma kërkon të “blindojë” Zaniolon, takim për rinovim

Zaniolo është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe më i motivuar se kurrë pasi kaloi një sërë dëmtimesh të rënda.

Në ndeshjen e parë të Serie A ai ishte shumë i rrezikshëm, humbi disa raste, por ishte më aktivi në fazën e sulmit.

Mourinho e di se italiani është një armë e rëndësishme për të arritur objektivat, ndaj kurrësesi nuk dëshiron që ta humbasë, me disa skuadra që po presin pas dere.

Klubi do të takohet me yllin italian për të diskutuar rinovimin në shtator, pasi marrëveshja aktuale skadon në vitin 2024./albeu.com


Shtuar 17.08.2022 09:47