Lajmi i ëmbël se Einxhel dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të parë ka aktivizuar ish-banorët e “Big Brother VIP”, të cilët duket se kishin gjetur qetësin më në fund.
Urimet për çiftin kanë qenë të shumta, por njëri që ka rënë në sy ka qenë ai i Adriana Matoshit. Kjo për faktin se ka qenë vetë aktorja e cila ka ironizuar më shumë se njëherë Einxhel dhe Dj Dgaz gjatë qëndrimit në BB.
Të lidhura
None found
“Kur bëhen vogëlushët bashkë për të folur për Arjolën seç më kap një e qeshur”, shkruante Adriana për Einxhel dikur. Gjithashtu edhe Dagzi nuk ka kaluar ne BB pa marrë një ironi nga Matoshi: Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë, shkruante ajo.
Ndërsa në postimin ku Einxhel ka ndarë lajmin e ëmbël ajo komenton:
“A e din sa të bekuar jeni? Jam shumë e lumtur për ju, paçit jetë të gjatë e harmoni përgjithmonë❤️❤️, një fëmijë të shëndetshëm e me të ardhshin të mirat e Botës.”
Nuk ka munguar as përgjigja e Dj Dagz, i cili shkruan: “Adriiiii ? Faleminderit e din ti pse ?”.
Për fat të mirë duket se marrëdheniet mes tyre janë rregulluar./albeu.com/

