Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 154 persona.
Ndërkohë, pesë pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 259.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 160 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.