Fluks makinash në Kakavijë, mijëra qytetarë hyjnë në Shqipëri

Foto ilustruese

Përgjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë për ne Republikën e Shqipërisë rreth 9739 persona dhe kane dalë për në Greqi rreth 4444 të tjerë nga pika kufitare e Kakavijës.

Fluks është konstatuar në orët e para të mëngjesit. Mësohet se pala greke po punon me tre sportele ndërsa pala shqiptare me 4 sportele por fluksi gjate kësaj ore ka rene.

Kjo fundjave përkon edhe me pikun e sezonit turistik ndërsa te shumte janë qytetaret te cilët kishin zgjedh vendin fqinj dhe kthehen tashmë nga pushimet./albeu.com