Janë lënë në burg autorët e vrasjes së Florian Lamçes. Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyre Florian Lamçe.
Edhe pse kërkesa e tyre ishte për një masë më të lehtë sigurie, Apeli e ka refuzuar.
Sa i përket ngjarjes, ndodhi në Elbasan ku Lamçja u vra me shishe birre.
Në gjendje të dehur, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre.
Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë.