Policia e Kurbinit heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt

Prokuroria e Kurbinit po heton edhe pistën e rrëmbimit për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pak ditë pasi xhaxhai i tij bëri kallëzim për humbjen e kontakteve me nipin prej 3 ditësh.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se dyshimet për rrëmbin janë referuar nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.