Një ngjarje e rëndë tronditi vendin tonë 3 ditë më parë në Shkodër, ku 68-vjeçari Vlash Jakaj pa dashje vrau nipin e tij teksa ishte duke pastruar çiften.
Mësohet se i mituri ishte me pushime me familjen e tij në vendlindje, prindërit dhe vëlluan e madh, pasi jetonin në Pistoia të Italisë.
Kjo ngjarje nuk ka tronditur vetëm opinion publik në Shqipëri, por edhe në Itali. Mediat italiane i kanë kushtuar një vemëndje tragjedisë, pasi familja Jakaj jetonte prej vitesh në Pistoa.
La nazione shkruan se komuniteti është i tronditur nga lajmi tragjik pasi vogëlushi ishte tepër i dashur dhe miqësor në vendin ku banonte. Sipas tyre familja e ka nisur trupin e 10-vjeçarit për ta varrosur në Itali, ku lindi dhe e kaloi jetën e tij të shkurtër duke kultivuar miqësitë e tij të para.
“Ne u tronditëm nga ky lajm tragjik”, tha Arbëria, shoqata e komunitetit shqiptar të Pistoias. Komunitet shumë i shumtë në territorin krahinor, i rrënjosur dhe i integruar mirë, i cili sigurisht nuk do të mungojë të mobilizohet për të mbështetur familjen Jakaj./albeu.com