Zbulohen fitimet monetare të PSG-së dhe Bayernit në Champions

Organi drejtues i futbollit në Evropë, UEFA, do të shpërblejë me 19 milionë €, Bayern Munich për fitmin e Ligës së Kampioneve ndaj Paris Saint-Germain.

Ndërsa për PSG-në, të cilët u mundën në finale nga bavarezët do të jepen 15 milionë €, raporton “Express UK”.

Bayern mposhti PSG-në, 1-0 mbrëmjen e djeshme në Lisbonë, Portugali, për të ngritur trofeun e tyre të gjashtë të Ligës së Kampionëve, falë golit të realizuar nga Kingsley Coman në pjesën e dytë të takimit.

Më poshtë keni ndarjen e plotë të parave Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20:

Pagesa bazë për fazën e grupeve: 15,250,000 €
Fitorja e ndeshjeve në grupe: 2,700,000 €
Raundi 1/16: 9,500,000 €
Raundi 1/8: 10,500,000 €
Gjysmëfinalet: 12,000,000 €
Humbësja e finales: 15,000,000 €Fituesja e Finales: 19,000,000 €


Shtuar 24.08.2020 13:27