Ish-presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të nisë puna për krijimin e një qeverie teknike.
“Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave”, tha Meta.
Komentet Meta i bëri në konferencën për mediat, ku tha se i duhet dalë për zot çështje së negociatave.
“Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.
Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Meta./albeu.com/