Lija e Majmunit në Maqedoni? Ministria e Shëndetësisë: Dyshohet për një rast në Kërçovë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve.

Por nga ana tjetër ata thonë se kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës, se ka një person i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim.

“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com/


Shtuar 10.08.2022 12:15