Në gjendje të rëndë, mjeku shkodran po lufton për jetën pas infektimit me COVID-19 (FOTO LAJM)

Një tjetër mjek në Shqipëri është infektuar me COVID-19 dhe gjendja e tij është shqetësuese.

Burimet bëjnë me dije se mjeku shkodran Eno Kanani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai është shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po trajtohet me oksigjen.

Ndërkohë që ende nuk është futur në intubim, familja e tij po përgatitet për ta transferuar drejt Turqisë doktorin 42-vjeçar.

Ai është babai i tre fëmijëve dhe dyshohet se është infektuar në vendin e punës.


Shtuar 23.08.2020 14:15