Dy lojtarë të Barcelonës kanë kaluar mbrëmjen me Messin

Pasi mposhtën Clermontin (5:0) në turin hapës të kampionatit francez, lojtarët e PSG-së morën ditë pushimi.

Lionel Messi vendosi ta shfrytëzojë këtë kohë për të shkuar te Barcelona. Atje, ylli argjentinas kishte darkuar në një shoqëri të madhe.

Të lidhura

None found

Në mesin e atyre që kaluan mbrëmjen në një restorant luksoz në shoqërinë e Messit ishin dy lojtarë të Barcelonës Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Të pranishëm në darkë ishin edhe dy nga bashkëlojtarët aktualë të Lionelit, Leandro Paredes dhe Marco Verratti.

Mudpo Deportivo flet për të gjitha këto, duke dhënë një foto të një shoqërie gazmore.

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime në shtyp për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë verën e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2022 18:46